Kosova në fund të PISA-s, por koordinatori Hoti ndan çertifikata e mirënjohje për dituri, drejtori i arsimit në Mitrovicë e lavdron Hotin

Publikuar më:

Shkollat e Mitrovicës u shpërblyen me mirënjohje për sukseset në garat nacionale të Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik

Drejtori për Arsim, Egzon Jashari, me bashkëpunëtor ka pritur në një takim Koordinatorin Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, si dhe drejtorët e shkollave të Komunës së Mitrovicës, me ç’rast kanë ndarë çertifikatat për nxënësit të cilët kanë fituar në garat e diturisë.

Në këtë takim është diskutuar lidhur me Programin Nacional për Rininë, për suksesin e nxënësve të treguar në garat paraprake si dhe për rëndësinë që këto garat të vazhdojne të mbahen në nivel lokal.

Me këtë rast drejtori Jashari tha se është i kënaqur me sukseset e nxënësve në këto gara.

“E falënderoj Koordinatorin Hoti për takimin dhe interesimin për garën në komunën tonë, po ashtu falënderoj të gjithë drejtorët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e tyre. Shfrytëzoj rastin të them se unë jam i kënaqur me rezultatet e arritura në komunën e Mitrovicës”, tha ndër të tjerash Jashari.

Ndërsa koordinatori Hoti i përgëzoi drejtorin Jashari dhe drejtorët e shkollave për punën dhe përkushtimin në realizimin e programit, duke thënë se ata janë shtylla e shkollës dhe suksesit.

“Nuk ka qenë e lehtë që për një vit të realizojmë një program nga i cili janë shpallur gjithsej 44723 fitues në garën nacionale të Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik dhe atyre të Diturisë, mirëpo këtë e kemi arritur në bashkëpunim me secilin prej juve. Mitrovica ka gjithsej 1863 fitues në të dyja garat në të tria nivelet, realisht Mitrovica ka një armatë fituesish. Ky sukses i nxënësve tregon edhe punën dhe përkushtimin e juaj”, tha Hoti.

JU REKOMANDOJMË