Komuna nuk ka marrë akoma masa për përleshjen e drejtorit me pedagogen në shkollën e Shipolit

Publikuar më:

Ndonëse kanë kaluar një javë që kur drejtori dhe pedagogia e shkollës “Fazli Grajcevci” patën një incident në shkollë, Komuna nuk ka marrë asnjë masë.

“Jepi zë” ka pyetur Komunën nëse ky rast është shqyrtuar, por ata kanë thënë se ende nuk ka ndonjë epilog.

“Sa i përket rastit në SHFMU “Fazli Grajçevci”, është në trajtim e sipër dhe ende nuk kemi epilog përfundimtar”, ka thënë Komuna për “Jepi zë”.

Ndërkohë, “Jepi zë” ka raportuar ditë më parë se drejtori dhe pedagogia e shkollës së Shipolit u shoqëruan në Polici për të dhënë deklaratat e tyre lidhur me një incident.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.