Komuna ka në plan t’i hap 2 rrugë, ato pritet ta zhbllokojnë qytetin

Publikuar më:

Qyteti i Mitrovicës është ngulfatur nga numri i madh i automjeteve në qytet.

Në këtë bllokadë të qytetit ka ndikuar numri i madh i veturave, mungesa e rrugëve alternative e poashtu mbyllja e disa rrugëve, kryesisht në qendër.

Objektivi i Komunës është të hapen dy rrugë:

1.Rruga nga rrethi kryesor që vazhdon nëpër rrugën Ali Zeneli. Kjo rrugë pritet të hapet në vitin 2020 e cila do të vazhdojë midis Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” dhe Shkollës Amerikane, për të dalur tek Bamex

2.Rruga tjetër që pritet të hapet është rruga nga Palestra e Sporteve për të dalë tek rruga që të dërgon tek Va Piano, Interex etj.

Këto dy rrugë janë vendosur si pritoritet i Komunës që të hapen në të ardhmen.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.