Komuna e fsheh që konfiskoi mish në një mishtore të njohur të qytetit

Publikuar më:

Para disa ditësh në orët e mëngjesit, Inspektorati ka konfiskuar një sasi të madhe të mishit në një nga mishtoret më të njohura në Mitrovicë (emër i njohur për redaksinë).

I shoqëruar nga Policia, Inspektorati ka bërë konfiksimin e mishit, me ç’rast është hedhur drejt në një kamion të mbeturinave.

Mishtorja në fjalë ka vazhduar me punë pasi Inspektorati nuk e ka mbyllur.

Mirëpo Komuna e Mitrovicës nuk e ka publikuar fare lajmin në faqen zyrtare për dallim nga aksionet në bizneset tjera.

“Jepi zë” ka pyetur Inspektoratin lidhur me këtë “fshehje”, por ata nuk janë përgjigjur.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.