“Kërset” dajaku: Rrahje masive në një lokal në Mitrovicë, dëgjohen të shtëna armësh

Publikuar më:

Në Mitrovicë të Veriut, Policia ka bërë të ditur se në një lokal me datë 13 të këtij muaji në mesnatë, ka ndodhur një rrahje masive, ku dyshohet se kanë qenë prezent rreth 30 persona, disa prej tyre në gjendje të dehur.

Sipas policisë, aty ka pasur edhe të shtëna armësh, pasi që janë gjetur dhe sekuestruar një fishek dhe tri gëzhoja të pistoletës.

Si pasojë e rastit një person ka pësuar lëndime dhe nga plagët e marra është dërguar për tretman mjekësor.

Me vendin të prokurorit, disa persona janë ndaluar deri sa janë këndell për shkak të gjendjes së tyre, që kanë qenë nën ndikim të alkoolit.

Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.