KB Trepça me ambicie të larta, po mobilizohet për garat në Ligën Unike dhe Fiba Europe Cup

Publikuar më:

Organizimi i mirë dhe rezultatet pozitive gjatë dy viteve të fundit, kanë bërë që klubi i Trepçës ti rrisë ambiciet.

Me një sezon fantastik ku arritën tri finale dhe triumfuan në njërën prej, Trepça e Mitrovicës për edicionin e ri të garave po synon të dalë edhe në garat evropiane.

Është mësuar nga asistonline,com se ‘xehtarët’ janë duke u mobilizuar dhe duke kompletuar ekipin jo vetëm për Kosovë dhe Ligën Unike, por synojnë që të luajnë edhe në një prej garave evropiane, konkretisht në FIBA Europe Cup.

Në lidhje me këto pretendime të Trepçës, drejtori sportiv i klubit, Izet Tahiri ka folur për AsistiOnline,com dhe ka treguar se lajmi është i vërtetë, për çka edhe janë duke u mobilizuar dhe duke punuar maksimalisht.

”Po është e vërtetë se ne sivjet po synojmë të luajmë në garat ndërkombëtare, përpos Ligës Unike, besoj që do të jemi edhe në FIBA Europe Cup, kompeticion shumë serioz evropian, jemi duke punuar në këtë drejtim dhe duke bërë përgatitjet e nevojshme, shpejtë besojmë që do të konfirmohet gjithçka, nëse nuk del ndonjë problem i paparashikuar”, u shpreh Tahiri.

Trepça deri tani është skuadra më aktive në basketbollin e Kosovës, duke vazhduar bashkëpunimin me trajnerin Lyubomir Minchev, basketbollistët Drilon Hajrizi dhe Amin Hot, gjersa ka zyrtarizuar edhe tri transfere të frytshme, Erjon Kastratin, Mikaile Tmushiqin dhe Jahsim Floydin.

Të kujtojmë se në të kaluarën, Trepça ishte paraqitur për një edicion në Ligën Ballkanike gjatë stinorit 2016/17, ku e kishte mbyllur garën në fazën grupore me 4 fitore e 6 humbje.

JU REKOMANDOJMË