‘Kam me t’votu’ – Mirena ironizon elektoratin që i qortoi ‘baba’: Natën naljau, jo veç rrymën po edhe internetin

Publikuar më:

Gazetari e komentari politik Ilir Mirena, nuk kurseu ironinë për elektoratin pas daljes së liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, që e pa të arsyeshme të kritikojë qytetarët pse duan të ngrohen dimrit.

Mirena pas shfaqjes plot vetëbesim të kreut të VV’së ku dikton sa duhet të jetë temperatura e dhomave e cili duhet të jetë burimi i energjisë për ngrohje e lëvdoi atë me sarkazëm.

“Bravo! N’vazhdofsh kshtu, heren tjeter kam me t’votu. Shtypi, mos i le me marr fryme se s’kane qare pa t’i pagu faturat, e masandej vijne e presin n’rend me t’votu.
Me ngu mu naten jau kisha nal krejt, jo veç rrymen, po edhe internetin…”

JU REKOMANDOJMË