K.Online: Një serb u qëllua me armë në Zveçan, mjekët po luftojnë për jetën e tij

Publikuar më:

Është raportuar për shumë të shtëna me armë në veri pas aksionit të Policisë kundër kontrabandës.

Sipas informacioneve të fundit nga “Kosovo Online”, një serb u qëllua në Zveçan, dhe ai aktualisht është në gjendje të rëndë.

“Plagosja u shkaktua me armë zjarri, ai u qëllua në zonën e kraharorit. Ne po përgatitemi për sallën e operacionit për të hequr plumbin. Ai është në terapi intensive dhe është në gjendje të rëndë”, tha kirurgu Zlatan Elek.

Ndërkohë, anëtarët e Njësisë Speciale filluan të tërhiqen nga Zveçani, përderisa gëzhojat ishin të dukshme gjatë rrugës.

Policët u gjuajtën me armë në veri

 

JU REKOMANDOJMË