Ish-mbështetësi i Kurtit, Mentor Llugaliu: Albin Kurti po sundon përmes servilëve dhe padijes

Publikuar më:

Ish-mbështetësi i madh i Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje, Mentor Llugaliu, ka shpërthyer me kritika të ashpra ndaj kryeministrit, duke e akuzuar se po “e shfrytëzon padijen e qytetarëve për të sunduar më lehtë”, në vend që të punojë për zhvillimin dhe përparimin e vendit.

Sipas Llugaliut, Kurti nuk po synon avancimin e shoqërisë kosovare, por mbajtjen e saj në një gjendje të tillë që, sipas tij, i mundëson pushtet më të lehtë dhe kontroll politik. Ai vlerëson se sundimtarët që veprojnë në këtë mënyrë “nuk mbahen mend për të mirë në histori”.

Në reagimin e tij, Llugaliu pretendon se kryeministri rrethohet vetëm me “servilë dhe njerëz të paditur”, ndërsa individët e mençur dhe profesionistët, sipas tij, eliminohen, linçohen ose njollosen për shkak të frikës nga konkurrenca intelektuale

Postimi i plotë:

Albini po e shfrytëzon debilizmin e shqiptarëve për me sundu. Nuk po përpiqet me zhvillu e përparu këtë vend e këtë popull, po po punon me e mbajtë në padije që me sundu ma lehtë. Ky lloj sundimtarësh nuk hijnë në histori për të mirë, nëse veç e ka atë qëllim, përkundrazi mbahen në mend për të keq.
Nuk është e rastësishme që Albini vetëm servilë e injorantë mban afër vetës. Kjo do t’i kushtojë shumë atij, po ma shumë Kosovës.

Sokrati para 2400 vitesh ka thanë që qeveritari që e çon shoqërinë përpara është ai që bashkëpunon me njerëz të mençur e të zotë. E Albini njerëzit e tillë i eliminon, i linçon e i njollos sepse ka frikë joracionale nga ta. Vetëm afër ose në mesin e servilëve e injorantëve ndihet i sigurtë! 🤷🏻‍♂️

JU REKOMANDOJMË