Ish-aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Krasniqi, tashmë kritik ndaj qeverisjes së kësaj partie, ka reaguar për mospjesëmarrjen e disa deputetëve të pushtetit në seanca që, sipas vetë mazhorancës, konsiderohen të rëndësishme për qytetarët.
Ai ka theksuar se, ndërkohë që një pjesë e deputetëve të pushtetit kalojnë fundjavat jashtë vendit dhe mungojnë në Kuvend, përfaqësues të VV-së vazhdojnë të akuzojnë opozitën për bllokim të proceseve.
Krasniqi ka vlerësuar se përgjegjësi për situatën mban edhe opozita, sidomos kur bëhet fjalë për projektligje dhe vendime që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve, por ka ngritur pikëpyetje pse, sipas tij, nuk ka kritikë të brendshme ndaj deputetëve të pushtetit që mungojnë dhe nuk sigurojnë votat për nismat e qeverisë.

Në reagimin e tij, ai ka përmendur edhe disa emra deputetësh, duke kërkuar llogaridhënie për mungesat në seanca.
Në fund, Krasniqi ka ironizuar edhe deputeten Edona Llaloshi, duke iu referuar një deklarate të saj të mëhershme për mungesë përvoje në politikë.







