Inxhinieri i Trepçës vdiq nga COVID, shkon në 26 numri i viktimave në Mitrovicë

Publikuar më:

Ka vdekur inxhinieri i gjeologjisë në Minerën e Trepçës, Zijadin  Mustafa.


Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi në Facebook, nga Sindikata e re e minatorëve, shkruan Jepi zë.

“Të nderuar minatorë të Trepça Sh.A. me dhimbje të thellë ju njoftojmë se sot ndërroi jetë inxhinieri i gjeologjisë Zijadin Mustafa, njëri me cilësi dhe vlera shumë të larta”, thuhet në njoftim.

Jepi zë ka mësuar nga burime të sigurta, se 55 vjeçari ka humbur jetën pas një beteje me COVID-19.

Ai ishte duke u trajtuar në Prishtinë, në QKUK, dhe betejën e humbi në orët e para të ditës së sotme.

Mustafa që do të varroset sot në një ceremoni të organizuar vetëm nga familjarët e afërt, po trajtohej që disa ditë pas infektimit me COVID.

Me këtë vdekje, numri total i viktimave në Mitrovicë ka shkuar në 26, numër ky mjaft i lartë nëse krahasohet me qytete të tjera.

JU REKOMANDOJMË