I shembet pushteti Agim Bahtirit e Faruk Mujkës, iu shkarkuan komisionet para syve pasi humbën votat

Publikuar më:

Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri dhe vartësi i tij Faruk Mujka, kanë humbur shumicën në Kuvendin Komunal, e kjo po bën që t’iu shembet pushteti.


Vetëm dje, dyshja e Komunës pati disa disfata në seancë. Pika e propozuar nga zyra e kryetarit për ta liruar nga taksa komunale KEDS-in dështoi, pasi nuk i kishin votat e nevojshme.

Po ashtu, në seancën e njëjtë, pushtetit iu rrënuan para syve edhe katër komisione nga opozita. Anëtarët e emëruar nga ta, u shkarkuan me shumicë votash.

E me seancën e djeshme, u konfirmua se pushteti ka humbur votat dhe nuk po mund të kalojë asnjë pikë pa votat e opozitës.

Kjo ka nervozuar kryetarin Agim Bahtiri, i cili sot tha se pikërisht bashkimi i opozitës e ka bindur që të garojë sërish.

“Edhe pse e kam shqyrtuar gjatë mundësinë e tërheqjes nga politika për t’u kthyer te familja në Holandë, pazaret dhe intrigat e PDK-së dhe marionetës së saj, LDK-së, më kanë bindur se duhet të rikandidohem për kryetar për mos t’i lënë këto dy parti mashtruese dhe zhvatëse të kthehen në krye të komunës sikur para 2013-së”, ka thënë ai.

Sidoqoftë, edhe kandidimi i Bahtirit akoma nuk është konfirmuar, pasi nevojitet përkrahja nga dega e VV-së, të cilën aktualisht nuk e ka pas vetes. Po ashtu, siç është raportuar, Bahtiri ka humbur simpatinë e Albin Kurtit, pasi ky i fundit ka në plan ta kandidojë Armend Mujën, analistin nga Mitrovica.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.