Një e dyshuar femër ka shtënë tri herë me armë në ajër në Podujevë.
Kështu thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, ndërkohë që arma është konfiskuar nga Policia e Kosovës.
“Rr. Hamdi Maloku, Podujevë 16.06.2021 – 10:35. Është konfiskuar një armë, pistoletë nga e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta kishte shtënë tri herë në ajër. E dyshuara ka deklaruar se kishte shtënë në ajër me qëllim që ta frikësojë një person i cili sillej rreth shtëpisë dhe e kishte ofenduar”, thuhet në raport.
Pa dhënë detaje tjera, Policia e Kosovës ka thënë se arma ka qenë pa leje.