Gjysma e Vushtrrisë mbetet pa ujë, defekt në rrjetin e ujësjellësit

Publikuar më:

Gjysma e qytetit të Vushtrrisë ka mbetur pa furnizim me ujë të pijes si pasojë e një defekti të paraqitur në rrjetin anësor furnizues.

Kështu ka bërë të ditur KRU “Mitrovica”, e cila njofton se defekti është lokalizuar në oborrin e shkollës “Ali Kelmendi”, ndërsa ekipet janë angazhuar për sanimin e tij.

Sipas njoftimit, ndërprerja e furnizimit ka prekur një pjesë të konsiderueshme të qytetit dhe rikthimi i ujit do të bëhet menjëherë pas përfundimit të punimeve teknike.

KRU “Mitrovica” ka kërkuar mirëkuptim nga qytetarët e Vushtrrisë për këtë situatë të përkohshme, derisa të eliminohet defekti në gypin furnizues.

“Për shkak të një defekti në gypin anësor furnizues në oborrin e shkollës ‘Ali Kelmendi’, gjysma e qytetit të Vushtrrisë mbetet pa ujë deri në sanimin e defektit”, thuhet në njoftim.

JU REKOMANDOJMË