Gjendja katastrofale e stadiumit “Adem Jashari” në Tavnik të Mitrovicës

Publikuar më:

Stadiumi olimpik “Adem Jashari” po vazhdon të jetë në një gjendje të tmerrshme.

Qyetarët mitrovicas gjatë vikendit kanë publikuar disa fotografi të stadiumit, i cili shihet se nuk është në gjendje aspak të mirë.

Në stadiumin “Adem Jashari” janë investuar rreth 1 milion euro në vitin 2014, në kohën kur në këtë stadium u zhvillua miqësorja historike për Kombëtaren e Kosovës, ajo ndaj Haitit.

Pavarësisht premtimeve për rregullimin e stadiumit olimpik “Adem Jashari”, deri më tani shihet se nuk kanë lëvizur fare gjërat në këtë aspekt.

Nga Qeveria e Kosovës në vitin e kaluar ishte thënë se ky stadium do të jetë gati në qershorin e vitit 2023.

JU REKOMANDOJMË