Gjendet i vdekur një 55 vjeçar në vendin e punës në Shupkovc të Mitrovicës

Publikuar më:

Një 55 vjeçar është gjetur sot pa shenja jete në vendin e tij të punës në Mitrovicë.

Rastin e ka konfirmuar për “Jepi zë”, zëdhënësi Avni Zahiti

Ai ka thënë se 55 vjeçari ishte roje në një depo në fshatin Shupkovc.

“Sot rreth orës 08:00, policia në Mitrovicë ka pranuar një informacion se ishte gjetur pa shenja jete në vendin  e tije të punës viktima F.O., mashkull i moshës 55 vjeçar,  i cili  punonte  si roje nate në  një depo në fshatin Shupkovc të Mitrovicës . Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore”, ka thënë Zahiti.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion

JU REKOMANDOJMË