Gani Geci: “Rruga e Kurtit po çon drejt Moskës, ndërsa e LDK-së drejt Washingtonit”

Publikuar më:

Ish-deputeti Gani Geci ka reaguar ndaj një fotografie të kryeministrit Albin Kurti me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke e interpretuar atë si afrim politik me figura që, sipas tij, kanë lidhje me presidentin serb Aleksandar Vuçiç.

Geci ka deklaruar se “Mickoski është jarani më i mirë i Vuçiqit në Ballkan”, ndërsa buzëqeshja dhe afërsia në fotografinë me Kurtin, sipas tij, “tregojnë më shumë se 1000 fjalë”.

Ai ka kritikuar edhe raportet e Kurtit me kundërshtarët politikë në Kosovë, duke thënë se kryeministri nuk ka asnjë fotografi të ngjashme me rivalët e tij politikë në vend.

Në reagimin e tij, Geci ka bërë edhe një krahasim simbolik të orientimeve politike, duke thënë se “rruga e Albin Kurtit është Prishtinë–Shkup–Athinë–Moskë”, ndërsa “rruga e LDK-së është Prishtinë–Tiranë–Romë–Washington”.

JU REKOMANDOJMË