Futbollisti mitrovicas i Trepçës ’89, Erion Kajtazi, po shkëlqen në prova te gjiganti belg Anderlecht

Publikuar më:

Futbollisti i Trepçës ’89, Erion Kajtazi, është duke qëndruar në Belgjikë, tek akademia e Anderlechtit ku është duke u provuar dhe gjasat janë të mira që karriera e djaloshit nga Mitrovica të marrë kthesë të madhe.

Talenti 16-vjeçar ka filluar provat te Anderlecht më 12 shtator dhe ditët e para janë pozitive për të.

Kajtazi ka qenë i ftuar nga klubi i Anderlechtit për prova, aty ku do të qëndrojë për rreth 10 ditë.

Në ditët e para të tij në akademinë e gjigantit belg ka sinjale pozitive pasi ylli kosovar ka përformuar jashtëzakonisht mirë në stërvitje dhe ka kaluar testet e stabilitetit dhe mobilitetit.

Vlen të përmendet se 16-vjeçari është një ndër lojtarët më të mirë në Kosovë në gjeneratën e tij. Ai luan si sulmues qendror, anësor si dhe disa pozita në mesin e fushës, andaj kjo është një veçanti e tij.

Javë më parë ishte menaxheri Shukri Asllani që e kishte konfirmuar ftesën e Anderlechtit për Erion Kajtazin.

“Erioni posedon disa cilësi të veçanta që e dallojnë atë nga të tjerët. Është lojtar i ri, fizikisht dhe teknikisht shumë i mirë. Erioni është poashtu lojtar me potencial të madh. Unë jam kurreshtar ta shoh se si do të paraqitet ai në një nivel më të lartë se ky në Kosovë dhe tek një klub i madh sikur që është Anderlecht. Unë besoj në cilësitë dhe potencialin e Erionit si lojtar dhe jam optimist në këtë drejtim”, kishte thënë para pak javësh menaxheri Shukri Asllani.

Kajtazi deri këtë vit ka luajtur për gjeneratën U-17 të Kosovës, ku është paraqitur në ndeshje të mëdha si ndaj Austrisë, Ukrainës, Italisë, Sllovenisë, Bullgarisë e Turqisë.

JU REKOMANDOJMË