FSK kthehet në Kosovë: Përfundon misioni i kërkim-shpëtimit, ata marrin falenderime dhe mirënjohje nga shteti shqiptar

Publikuar më:

Me urdhër nga Shtabi i Përgjithëshëm i FSK-së, kontigjenti i përbërë nga njësit e Kërkim- Shpëtimit, Kompania për Operacione Civile, Mjeksisë, Policisë Ushtarake dhe ajo e Komunikimit, në mbrëmje kanë përfunduar operacionet në mbështetje të autoriteteve të Republikës së Shqipërisë për menaxhimin e situatës së krijuar nga termetet në Shqipëri.

Njësitë e Gardës Kombëtare të FSK-së, janë falënderuar për punën profesionale, përkushtimin dhe angazhimin e tyre gjatë kësaj kohe krize nga të gjithë liderët shtetëror dhe qytetarët e shumtë të Republikës së Shqipërisë.

Në prani të atasheut ushtarak të FSK-së në Republikën e Shqipërisë, Kolonel Bashkim Shillova, ushtarakët tanë janë nderuar me mirëjohje nga ana e Forcave Ushtarake të Republikës së Shqipërisë.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.