Eric Adams, ish-kryetar i Bashkisë së New Yorkut, është bërë zyrtarisht shtetas shqiptar. Shtetësia iu dha nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë Samitit të Diasporës që po mbahet në Tiranë.
Adams konsiderohet një mik i madh i komunitetit shqiptar në New York dhe kishte premtuar se do ta vizitonte Shqipërinë para përfundimit të mandatit të tij.
Gjatë qëndrimit në Tiranë, ai u shpreh i impresionuar nga qyteti, duke e cilësuar atë si një “Nju Jork të vogël” dhe duke pyetur nëse mund të bëhej qytetar i tij.
“Dhe kështu ndodhi”, u shpreh Rama.
Fjalimi i Adams u prit mirë nga të pranishmit në samit, ku ishte i pranishëm edhe Presidenti Bajram Begaj.





