E trishtë: Kjo është gruaja nga Mitrovica që u ther 11 herë me thikë nga burri, ishte në rrezik për jetën

Publikuar më:

Dje rreth orës 6:00 të mëngjesit, një person rreth 40 vjeç nga Klina e Poshtme e Skënderajt, mësues i artit në Mitrovicë, kishte qëlluar me thikë gruan e tij derisa ajo ishte duke fjetur.


“Jepi zë” mëson se gruaja që u ther me thikë nga burri, është një mësuese 36 vjeçare e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Mitrovicë, me iniciale Q.B.

Mësohet se edhe burri i saj, që e theri me thikë, është mësues në qytetin e Mitrovicës dhe kishte pasur probleme me ligjin për dhunë.

Madje, mësohet se ai ishte edhe i dënuar më 12 muaj burg për dhunë, pasi ishte lajmëruar në Polici edhe tri herë të tjera.

Ndërkohë, gruaja që ka shpëtuar nga 11 plagë, e mori ndihmën e parë në Spitalin e Skënderajt, nga ku u përcoll në Spitalin Rajonal të Mitrovicës. Mirëpo, gjendja e rëndë, bëri që ajo të dërgohet në QKUK.

Aty u operua dhe i ka dy duart e vendosura në gips, të cilat plagë u shkaktuan një natë më parë nga burri, i cili mësohet se është arrestuar.

Ndryshe, Qendra e KMDLNJ në Mitrovicë, e ka dënuar rastin, duke e quajtuar “tentim vrasje” dhe kanë kërkuar nga organet e drejtësisë që dorasin “ta nxjerrin para drejtësisë në mënyrë që t’ia shqiptojnë dënimin e merituar”.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.