Banorët e lagjes Bair në Mitrovicë janë ankuar për gjendjen e rrugëve ku pusetat kanë mbetur të hapura.
Një lexues ka dërguar fotografi nga kjo lagje në “Jepi zë” ku ka shprehur shqetësimin e tij.
Sipas tyre dikush po i vjedh kapakët e pusetave për t’i shitur në hekurishte.
Nga pamjet shihet se pusetat kanë mbetur të hapura dhe po paraqesin rrezik për banorët përreth.