E rëndë: Vetura e shkel për vdekje një 4 vjeçar kosovar

Publikuar më:

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në fshatin Carrallukë të Malishevës, ku ka mbetur i vdekur një 4-vjeçar.


Sipas policisë, fëmiiju është dërguar pa shenja jete në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë.Rastin e ka konfirmuar Policia e Gjakovës.

“Ju informoj se rreth orës 13:30 jemi informuar se në fshatin Carrakallukë në rrugën rajonale ka ndodhur një aksident trafiku (goditje e këmbësorit), këmbësori (fëmijë-rreth 4 vjeçar) është dërguar në QKMF-Malishevë dhe sipas mjekut kujdestar fëmiju është pa shenja jete”, ka thënë për Reporterin Nysret Gjurkaj zëdhënës i Policisë për rajonin e Gjakovës.

I dyshuari është identifikuar dhe shoqëruar pranë stacionit policor në Malishevë, ndërsa njësitet patrulluese janë në vendin e ngjarjes.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.