E rëndë: Vajza kosovare therr me thikë një 15 vjeçar

Publikuar më:

Një 15 vjeçar kosovar ka marrë plagë nga thika mesditën e sotme.

Sipas raportimeve të mediave, dyshohet që ai u therr nga një vajzë, shkruan “Jepi zë”.

Policia bëjnë të ditur se e dyshuara është ende në arrati.

Rastin e ka konfirmuar për Kallxo, komandanti Sejdi Zeqiri, duke bërë të ditur se rasti ka ndodhur në Obiliq.

“Rasti është duke u kompletuar dhe është cilësuar si lëndim i lehtë trupor. Njësitë relevante janë duke bërë përpjekje për ta gjetur të dyshuarën pasi që është e njohur për Policinë”, ka thënë për media komandant Sejdi Zeqiri.

JU REKOMANDOJMË