E konfirmon Policia: Plagoset një person në qendër të Mitrovicës, arrestohen dy të dyshuar

Publikuar më:

Një person ka mbetur i plagosur sonte si pasojë e të shtënave me armë zjarri në qendër të Mitrovicës.

Rastin e ka konfirmuar për Jepi zë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Sonte, rreth orës 19:26, Policia ka pranuar një informatë për të shtëna me armë zjarri, të ndodhura në rrugën ‘UÇK’-së, në Mitrovicën e Jugut. Nga hetimet fillestare bëhet e ditur se një person i moshës madhore ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit. I njëjti është dërguar në spital për tretman mjekësor,” ka deklaruar Zahiti.

Sipas tij, lidhur me rastin policia ka arrestuar dy persona të dyshuar, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur katër gëzhoja.

Njësitet përkatëse policore po zhvillojnë hetimet e mëtejme për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Jepi zë do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të ri.

JU REKOMANDOJMË