Pajazit Jashari, një nga themeluesit e Lëvizjes së Deçanit, ka njoftuar se ka ndërprerë prej kohësh çdo aktivitet socio-politik dhe se nuk përfaqëson më asnjë lëvizje.
Ai tha se tashmë flet vetëm në emrin e tij, duke theksuar se heshtja e deritanishme ka qenë zgjedhje, e jo frikë.
Largimi i tij vjen në një kohë kur Lëvizja e Deçanit është nën hetim nga Prokuroria, pas dyshimeve që lidhen me përmbajtje fyese ndaj besimtarëve myslimanë nga anëtarë të kësaj lëvizjeje.
Në reagimin e tij, Jashari u bëri thirrje kritikëve që, nëse kanë akuza ndaj tij, t’i paraqesin publikisht me fakte dhe të mbajnë përgjegjësi për ato që deklarojnë.






