Një pllakë përkujtimore dyshohet se është vjedhur nga persona ende të paidentifikuar në Rahovec.
Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante.
“Rahovec / 2026 – NN. Më 27.07.2026 njësia policore gjatë patrullimit ka vërejtur se nga persona të panjohur, dyshohet se është vjedhur një pllakë përkujtimore. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante policore”, thuhet në raportin e policisë.




