Sonte rreth orës 17:15, në rrugën rajonale Mitrovicë – Zubin Potok, gjegjësisht në fshatin Zhabarë të Mitrovicës, ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë një person ka vdekur.
Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja, 70 vjeçare, vdekjen e së cilës e ka konstatuar mjeku në Spitalin Rajonal në Mitrovicë.
Rastin e ka konfirmuar për “Jepi zë”, zëdhënësi i Policisë Avni Zahiti.
Njësiti i hetimeve të trafikut rrugor ka arrestuar të dyshuarin ngasesin e veturës dhe janë duke vazhduar me procefura të mëtejme.
E FUNDIT: Vetura godet një grua në Zhabar, dyshohet se ka vdekur në vendngjarje