Një aksident ka ndodhur para pak minutash në Zhabarë të Mitrovicës.
“Jepi zë” ka marrë vesh nga dëshmitarë në vendin e ngjarjes se një grua është goditur nga vetura.
Sipas dëshmitarëve, dyshohet se gruaja ka vdekur në vendin e ngjarjes pas goditjes.

Ata thonë se trupi është marrë nga ambulanca pak minuta më herët.
Rastin për “Jepi zë” e kanë konfirmuar Policia e Kosovës.
“Sonte rreth orës 17:15, në rrugën rajonale Mitrovicë – Zubin Potok, gjegjësisht në fshatin Zhabarë të Mitrovicës, ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë një person (këmbësore) ka vdekur. Nga hetimet fillestare, në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet me targa vendore dhe një këmbësore. Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja, 70 vjeçare, vdekjen e së cilës e ka konstatuar mjeku në Spitalin Rajonal në Mitrovicë.
Njësiti i hetimeve të trafikut rrugor ka arrestuar të dyshuarin ngasesin e veturës dhe jan duke vazhduar me procefura të mëtejme”, thonë Policia.






