E frikshme: Zjarri ka kapluar pjesë të mëdha në Zhabar, rrezikohen shtëpitë dhe shtyllat e rrymës

Publikuar më:

Një zjarr ka shpërthyer në Zhabar të Mitrovicës, duke rrezikuar shtëpitë afër.


“Jepi zë” ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se zjarri ka kapluar fushat afër shtëpive.

Sipas dëshmitarëve, zjarri është shkaktuar nga vetë qytetarët ose nga pakujdesia e tyre.

Sipas tyre, kjo gjë shkakton rrezik për ata që jetojnë afër. Aty shihet se zjarri ka kapluar pjesë të mëdha por edhe shtyllat e rrymës.

Ndryshe, në Mitrovicë edhe dje shpërtheu një zjarr në veri të qytetit.

JU REKOMANDOJMË