Dyshohet që burri vrau gruan dhe e varrosi fshehurazi afër Ibrit, FSK-ja po kërkon trupin

Publikuar më:

Trupi i një gruaje që u vra nga burri në Vushtrri, dyshohet se është varrosur diku në territorin e Mitrovicës.


Trupi i saj u varros për t’u fshehur, e kjo ka vënë në lëvizje institucionet, shkruan Jepi zë.

Siç ka mësuar gazeta, me kërkesë të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë, FSK-ja ka filluar një operacion për gjetjen e trupit. Në këtë kërkim janë angazhuar njësi të kombinuara të kërkim-shpëtimit të FSK-së.

Gazeta ka provuar të flas me institucionet përgjegjëse lidhur me këtë operacion kërkimi, por nuk janë dhënë detaje.

Sipas fotografive që ka siguruar “Jepi zë”, shihet se trupi është duke e kërkuar pranë Lumit Ibër andaj janë angazhuar edhe njësitet e kërkimit në ujëra, e poashtu edhe njësiti i qenëve K9, që funksionon në kuadër të FSK-së.

Nuk dihen shumë detaje për rastin pasi institucionet po e mbajnë të izoluar rastin, mirëpo gazeta ka mësuar se bëhet fjalë për një vrasje që u krye kohë më parë në Vushtrri.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.