Sot gjatë ditës dyshohet të ketë ndodhur një përleshje në mes dy drejtuesve të dy institucioneve komunale në Mitrovicë.
Burime të “Jepi zë” kanë marrë vesh se të përfshirë në përleshje janë drejtuesi i një ndërmarrje komunale dhe drejtuesi i një institucion kulturor.
Sipas këtyre burimeve, edhe Policia e Kosovës ka intervistuar autorët e kësaj përleshje. Njëri nga ta, dyshohet edhe për kërcënim.
“Jepi zë” ka kuptuar edhe emrat e zyrtarëve që u përfshinë në këtë konflikt, por po pret edhe konfirmimin zyrtar nga Policia e Kosovës.
Burimet i kanë thënë redaksisë se më vonë këta persona janë pajtuar me ndërmjetës të një figure të njohur mitrovicase, i cili mban raporte me të dy zyrtarët e përfshirë në përleshje.






