Dy zyrtarë të Departamentin për Siguri Publike në Ministrinë e Punëve të Brendshme po intervistohen me urdhër të Prokurorisë së Prishtinës.
Dy zyrtarët e MPB-së janë Besim Haziri dhe Sanije Behrami nga Mitrovica. Të dy ushtrojnë funksionin e inspektorit në Departamentin për Siguri Publike pranë MPB-së.
Ata dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare në një çështje që ndërlidhet me procesin e lëshimit të lejeve për armë.
Aksioni i Policisë, i cili ka nisur mëngjesin e të hënës, po zhvillohet edhe në kompaninë “Reload”.
Në këtë operacion janë arrestuar: Faton Gërbeshi (përfaqësues i “Reload”) dhe Mehmet Gërbeshi (përfaqësues i “Reload”)
Dy përfaqësues të kësaj kompanie dyshohen për pranim ryshfeti, sipas Prokurorisë së Prishtinës.






