Deputetja Deliu-Kodra bën sot kallëzim penal në Prokurori Speciale ndaj “Lule Gjelit”

Publikuar më:

Blerta Deliu-Kodra, deputete e zgjedhur e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), është paraqitur sot, në orën 09:00, në Prokurorinë Speciale në Prishtinë për të dorëzuar një kallëzim lidhur me profilin në rrjetet sociale të identifikuar si “Lule Gjeli”.

Deliu-Kodra do ta denoncojë këtë profil në organet e drejtësisë, duke kërkuar trajtimin e rastit nga Prokuroria Speciale.

Pas paraqitjes së saj në Prokurori, pritet që Deliu-Kodra të japë më shumë detaje lidhur me arsyet e denoncimit dhe pretendimet që lidhen me këtë profil.

JU REKOMANDOJMË