Drejtoresha e Komunës sqaron: Veteranit Afrim Sadiku do t’i ndërtohet shtëpia

Publikuar më:

Drejtoresha e Integrimeve Evropiane dhe Mirëqeniës Sociale në Komunë të Mitrovicës, Nazan Kërveshi, ka reaguar lidhur me rastin e Afrim Sadikut, njeriut që erdhi nga Gjermania për të luftuar por tani mbeti në gjendje të rëndë.


Drejtoresha thotë se për Sadikun do të ndërtohet së shpejti një shtëpi nga Qatar Cherity.

Ajo thekson se shtëpia do t’i ndërtohet shpejtë, si Afrim Sadikut po ashtu edhe disa rasteve të tjera sociale.

“Ju keni publikuar reportazhin për z.Afrim Sadiku, që është me të vërtetë një rastë i rend social. E ndjejë të arsyeshme të ju informoj se sigurisht nuk e posedoni informatën, ku rasti në fjalë është përfitues i shtëpisë 60m2 nga organizata Qatar Cherity, e cila shumë shpejtë do ti ndërtohet z.Sadikut dhe disa rasteve të tjera sociale”, ka thënë Kërveshi për “Jepi zë”.

Mirëpo, vlen të theksohet se në videon e publikuar nga “jepi zë”, veteran kërkon ndihmë për ushqime dhe të kryejë obligimet e energjisë elektrike, për të cilat kërkesa nuk tha asgjë drejtoresha Kërveshi.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.