Dramë e re: Nisin negociatat për Qeveri gjithëpërfshirëse pa VV, PDK e AKR i bashkohen LAN-it

Zëri qytetar

Banorët e fshatit Dedi bëjnë punë të madhe, ia ndërrojnë kulmin shkollës që u...

Banorët e fshatit Dedi kanë marrë aksion për ta hequr kulmin e shkollës që u dëmtua nga reshjet atmosferike. Sipas...

Ankohet qytetari: Asnjë mjek në vendin e punës në Pediatrinë e spitalit të Skënderajt

Papërgjegjësia e stafit mjekësor në Spitalin e qytetit të Skënderajt, ka revoltuar një pacient. Ai ka dërguar disa pamje në...

Sjellja skandaloze e zyrtares së Komunës së Mitrovicës, e fyen një 75 vjeçar që...

Para rreth një ore, një burrë i moshuar ishte ulur në karriget e zyrës së Komunës së Mitrovicës ku...

Ngriten dyshime për keqpërdorim të parave që u mblodhën për Nazlije Sherifin

Ditë më parë, vëllai i tashmë të ndjerës Nazlije Sherifi, theksoi se janë mbledhur 56 mijë e 442 euro...

Mërgimtari pranon se parkoi veturën keq: U kërkon falje qytetarëve, por ofendon “Jepi zë”

Sot në mëngjes në adresë të Jepi zë, një qytetar raportoi se një veturë kishte bllokuar rrugën për qarkullimin...

Pa u bërë një muaj nga Qeveria Hoti, krijimi i së cilës ishte dramë më vete, po nis një dramë e re në Kosovë. Aktakuza ndaj krerëve të shtetit ka lëvizur politikën kosovare, të cilët njëzëri po kërkojnë unitet, ka nxitur takime e diskutime për të krijuar një qeveri gjithëpërfshirëse.


Reporteri.net nga burime të besueshme brenda partive ka marrë vesh se kanë nisur negociatat për t’u futur në qeveri edhe PDK e AKR, për të krijuar kështu një qeveri gjithëpërfshirëse me partitë që aktualisht qeverisin, duke përjashtuar vetëm VV-në.

Filli i kësaj ideje erdhi të premtën bashkë me takimet e para. Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka mbajtur takim të paparalajmëruar me kryetarin e AAK-së Ramush Haradinaj. Gjatë ditës ka pasur edhe takime të tjera.

Gazeta merr vesh se kjo temë është trajtuar edhe gjatë fundjavës nga të gjithë krerët e partive. Negociatat do të vazhdojnë edhe sonte dhe, sic mësohet, shumëcka mund të ndodhë javën që po vjen.

Një Qeveri gjithëpërfshirëse, nëse negociatat ecin si duhet këto ditë, pritet të krijohet nga fundi i javës së ardhshme. Sipas informacioneve, në të nuk do të jenë të përfshira vetëm VV dhe Lista Serbe.

Sidoqoftë, duhet theksuar se negociatat janë në fillet e tyre dhe nuk dihet asgjë për postet kryesore e as për ndarjen e ministrive.

Ndryshe, Kosova po ballafaqohet me situatën më të brishtë politike, pasi për pak muaj po mendohet të ndryshohet për të dytën herë përbërja qeveritare, e për të disatën herë në vitet e fundit.

- Advertisement -

Të fundit

Lajme të tjera