Dilerja nga Vushtrria shpallet në kërkim nga Policia për drogë

Publikuar më:

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim një grua nga Vushtrria, nën dyshimin për përfshirje në veprën penale që lidhet me narkotikë, shkruan “Jepi zë”.

Sipas komunikatës së Policisë, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, është shpallur në kërkim e dyshuara Blerina Maloku.

Ajo dyshohet se, në bashkëkryerje, ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Sipas të dhënave të Policisë, bëhet fjalë për:

Blerina Maloku, e lindur më 21.02.2004, Shqiptare/kosovare, me vendbanim në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë.

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin e saj.

JU REKOMANDOJMË