BIK i del kundër Qeverisë: Xhamitë mbeten hapur, të premten falet Bajrami

Publikuar më:

Namazi i Kurban Bajramit do të falet, po ashtu xhumatë dhe namazi ditor do të vazhdojnë të falen nëpër xhamitë e Kosovës.


Kështu ka thënë për KosovaPress, sekretari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Ahmet Sadriu.

Qeveria e Kosovës ndër masat e marra kundër Covid-19 ka ndaluar pjesëmarrjen fizike të qytetarëve në të gjitha ceremonitë dhe veprimtaritë fetare në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Por, ky vendim sipas BIK-ut nuk vlen për namazin e Kurban Bajramit, festë kjo që do të kremtohet kësaj të premte dhe as për faljen e xhumasë e namazeve tjera ditore.

I kontaktuar nga KosovaPress, sekretari i BIK-ut, Ahemt Sadriu ka thënë shkurt se vendimi i marr ditë më parë nga kryesia e BIK-ut për faljen e namazit të Kurban Bjaramit mbetet në fuqi.

“Nuk ka ndryshim, vendimi për falje mbetet në fuqi. Po ndryshoj ky vendim do të ju njoftojmë me kohë”, ka thënë për KosovaPress, sekretari i BIK-ut, Ahmet Sadriu.

Në prag të Festës së Kurban Bajramit, besimtarët myslimanë nuk do të mund të therin kafshë në shtëpitë e tyre.

Kjo pasi që Qeveria e Kosovës, ndër masat e marrë për parandalimin e Covid-19 ka ndaluar edhe therjen e kafshëve në çfarëdo mjedisi të hapur apo të mbyllur.

Por pa specifikuar nëse bën përjashtim falja e Kurban Bajramit apo jo.

Ndalohet veprimtaria e tregjeve publike të automjeteve dhe kafshëve në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Ndalohet therja e kafshëve në çfarëdo mjedisi të hapur apo të mbyllur, përveç në mjediset e autorizuara për therjen e kafshëve.

Ndalohet pjesëmarrja fizike e qytetarëve në të gjitha ceremonitë dhe veprimtaritë fetare në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

JU REKOMANDOJMË