Bahtiri viziton Torcidën, u thotë “bravo” për iniciativën për ta ndihmuar Shqipërinë

Publikuar më:

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, sot ka vizituar kryesinë e klubit të tifozëve ”Torcida”, të cilët kanë ngritur një tendë në sheshin e qytetit, për të mbledhur gjëra ushqimore, veshmbathje dhe gjëra të tjera të nevojshme, për bashkëkombësit tanë të Shqipërisë, pas tërmetit i cili mori dhjetëra jetë, dhe u lënduan qindra të tjerë.

Kryetari Bahtiri, me këtë rast, ka falënderuar grupin e tifozëve “Torcida”, për iniciativën e ndërmarr për ti ndihmuar qytetarët e prekur nga tërmeti, duke theksuar se kjo, dhe shumë iniciativa të tjera të cilat janë duke u zhvilluar, janë shumë të rëndësishme në këto momente të vështira nëpër të cilat po kalojnë banorët nga Shqipëria.

Ndërkaq grupi i tifozëve “Torcida”, me rastin e vizitës së kryetarit Bahtiri, kanë njoftuar se vetëm mbrëmë ata kanë arritur për ti mbledhur mbi 800 pako veshmbathje, nga qytetarët bamirës, kurse edhe gjatë ditës së sotme është duke vazhduar aksioni i grumbullimit të mjeteve financiare, të cilat janë të dedikuara për gjëra ushqimore.

Në fund kryetari Bahtiri së bashku me grupin e tifozëve “Torcida”, bëjnë thirrje tek të gjithë qytetarët, që të sjellin gjëra ushqimore dhe batanije, pasi që sipas gjendjes në teren këto janë më se të domosdoshme për bashkëkombësit tanë në Shqipëri.

JU REKOMANDOJMË