Dy persona, shtetas të Maqedonisë së Veriut, që kanë humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi herët në mëngjes në autostradën Beograd – Nish në Serbi, janë shqiptarë, shkruajnë mediat serbe.
Sipas informacioneve nga mediat serbe, që i përcjellë Shenja, aksidenti ndodhi pranë daljeve të Umçarit, pasi vetura e markës “Seat” me targa gjermane ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës.

Raportohet se nga makina e aksidentuar u nxorën trupat e një burri dhe një gruaje, të cilët u konfirmuan se janë shtetas të Maqedonisë së Veriut






