Ata që nuk kanë bileta, ndeshjen Trepça-Ylli mund ta shohin në shesh – Komuna do të vendos monitor të madh

Publikuar më:

Janë vetëm rreth 3 mijë bileta për ndeshjet që luhen në palestrën Minatori. Por, kërkesa është shumë më e madhe.

Sot para palestrës për të blerë bileta ishin shumë më shumë persona, shumë prej të cilëve mbetën pa bileta, shkruan “Jepi zë”.

Por, ata që mbetën pa bileta për ta parë lojën në Palestër, mund ta shohin në ekranin e madh që do të vendoset në sheshin “Mehë Uka”, nga Komuna e Mitrovicës.

Nënkryetari Arian Tahiri, ka konfirmuar për “Jepi zë” se pas interesimit të madh për ndeshje, kanë vendosur ta montojnë një monitor të madh në shesh.

Kujtojmë se mitrovicasit po e duan aq shumë basketbollit, sa kur ndeshja u luajt në Pejë, ata u futën në palestër në Mitrovicë dhe bënin tifo teksa shihnin ndeshjen në ekran të madh.

JU REKOMANDOJMË