Asamblisti Ujkani lëshon shtëpinë me 4 dhoma për të prekurit e tërmetit

Publikuar më:

Asamblisti nga Mitrovica, Jeton Ujkani, ka lëshuar një shtëpi për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

Ai ka thënë se shtëpia ka katër dhoma dhe gjendet në fshatin Vinarc të Mitrovicës.

Ujkani bën thirrje që, kushdo që e di se kush ka nevojë, le ta kontaktojë.

Postimi i plotë:

Më lejoni të shprehë ngushëllimet më të sinqerta për jetët e humbura sot në Shqipëri.

Miq dhe dashamirë, sipas mundësive të mia unë lëshoj shtëpinë me katër dhoma e mobiluar për ndonjë familje e cila ka nevojë dhe është prekur nga tragjedia e sotme. Shtëpia gjendet në Vinarc , Mitrovicë.

Të gjithë ju që mund të njihni dikë, autoritetet lokale apo kushdo që e njeh dikë që ka nevojë, ju lutem mos hezitoni të më kontaktoni.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.