Arrestohet mitrovicasi, mbajti dasëm në oborr tek “Ura e Gjakut”

Publikuar më:

Një person është arrestuar dje në Mitrovicë për shkak se kishte organizuar aheng familjar në të cilin njësiti policor dhe inspektorët komunal kanë hasur në disa persona.


Ndaj të dyshuarit me urdhër të prokurorit është inicuar lënda e rastit dhe është liruar në procedurë të rregullt, kurse personat që kishin qenë prezent në aheng familjar janë shpërndarë.

“Jepi zë” mëson se dasma ishte organizuar në oborrin e një shtëpie në rrugën Sami Gashi, në lagjen “Ura e Gjakut”.

Kujtojmë se me datë 2 gusht Drejtori për Sherbime Publike dhe Infrastrukturë. Drejtor për Sherbime Publike dhe Infrastrukturë, Naser Muja në një hotel të Mitrovicës, martoi djalin duke thyer rregullat e pandemisë.

JU REKOMANDOJMË