Arrestohet edhe djali i vëllait të Fetah Paçarizit, i cili kreu ‘masakër’ me vjedhje votash

Publikuar më:

“Betimi për Drejtësi” mëson nga burime se në kuadër të aksionit të Policisë dhe Prokurorisë në Prizren, është arrestuar një person i dyshuar për ushtrim presioni dhe dhënie ryshfeti në lidhje me procesin zgjedhor.

Sipas burimeve, personi i arrestuar është Granit Paqarizi, i cili është djali i vëllait të kandidatit për deputet Fetah Paqarizi. Dyshimet lidhen me veprime të paligjshme që përfshijnë presion dhe ryshfet, të cilat dyshohet se kanë ndikuar në procesin e votimit.

Paketa udhëtimi për në PrishtinaBurime nga “Betimi për Drejtësi” kanë konfirmuar se në kuadër të hetimeve, mbi 100 zyrtarë të angazhuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë zgjedhjeve të 28 dhjetorit janë ftuar për intervista, ndërsa pritet që edhe disa persona të ndalohen gjatë ditës.

Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu, kishte autorizuar me shkrim Policinë e Kosovës që, me iniciativën e saj, të identifikonte personat përgjegjës dhe të siguronte provat përkatëse, duke përfshirë procesverbalet dhe nënshkrimet. Kryeziu ia kishte konfirmuar këtë informacion “Betimit për Drejtësi” ditë më parë.

Paketa udhëtimi për në PrishtinaProkuroria Themelore në Prizren njoftoi se kishte monitoruar procesin e rinumërimit të votave nga jashtë dhe se, ndërsa rinumërimi po i afrohet fundit, janë identifikuar abuzime të dukshme gjatë numërimit të votave brenda subjekteve politike në rajonin e Prizrenit.

Sipas Prokurorisë, pas rinumërimit në disa qendra votimi, u vunë re ndryshime midis fletëvotimeve dhe votave të numëruara për kandidatët brenda subjekteve politike, duke ngritur dyshime serioze për keqpërdorim të votave.

Prokuroria ka theksuar se manipulimi i votave dhe falsifikimi i dokumenteve zgjedhore përbëjnë vepra penale dhe se këto raste do të trajtohen pa asnjë kompromis.

JU REKOMANDOJMË