Ani pse e ndaluar, disa qytetarë në Mitrovicë falin Bajramin më ndryshe

Publikuar më:

14 persona janë mbledhur në oborrin e një shtëpie në Bair të Mitrovicës, dhe kanë falur namazin e Kurban Bajramit.


Qytetari Ismet Banjska e ka publikuar vetë fotografinë, duke uruar festën, shkruan Jepi ze.

“Ne e falëm. Për hajr ju koftë Bajrami”, ka shkruar ai.

E ky veprim bie në kundërshtim me vendimin e Qeverisë, që ka ndaluar tubimet e më shumë se 5 personave.

Sidoqoftë, në Mitrovicë u fal edhe Bajrami i kaluar në këto mënyra dhe nëpër lagje të ndryshme.

Duhet theksuar se vendimin për ndalimin e faljes së organizuar të Bajramit e ka marrë BIK-u, për të ruajtur shëndetin e qytetarëve.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.