Albin Kurti nga Durrësi: FSK-ja dhe ushtria shqiptare po bashkëpunojnë shkëlqyeshëm

Publikuar më:

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, dje qëndroi në Gjilan ku mori pjesë në varrimin e dy vëllezërve Abazi, të cilët u gjetën të vdekur nën gërmadhat e një hoteli në Durrës pas tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë në mëngjesin e 26 nëntorit.

Kurti sot po qëndron në Shqipëri ku para mediave ka thënë se FSK-ja dhe ushtria e Shqipërisë po bashkëpunojnë shkëlqyeshëm dhe me profesionalizëm në misionin e kërkim-shpëtimit.

“Erdhëm që të shohim konkretisht gjendjen. Besoj që në një krizë të tillë, ushtria është edhe mjeti edhe mënyra më e mirë për organizim të duhur. FSK-ja dhe ushtria e Shqipërisë po bashkëpunojnë në mënyrë të shkëlqyeshme. Me profesionalizmin e tyre, ata po na i ngrohin zemrat se do të dalim nga kjo gjendje e rëndë që na ka goditur. Besoj që dy Qeveritë tona duhet të takohen dhe tema të jetë gjendja pas tërmetit. Besoj që rreziku mund të ketë rënë një çik, por jeta e rëndë, si një lloj krize humanitare e njerëzve”, ka thënë ai.

Ndërkaq për në Shqipëri sot do të niset edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.