Albin Kurti emëroi në bord të Trepçës njeriun që e shkarkoi 1 javë më herët

Publikuar më:

Qeveria e Kosovës gjatë ditës së djeshme emëroi bordin e përkohshëm të ndërmarrjes Trepça.


Emërimi i bordit të përkohshëm të Trepçës erdhi pasi Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 28 shkurtit mori vendim për shkarkimin e bordit të vjetër. Mirëpo, një nga njerëzit e emëruar sërish si pjesë e bordit nuk është emër i ri. Në fakt ai vetëm një javë më parë u shkarkua nga ky bord, për t’u emëruar sërish dje si pjesë e tij.

Emërimi i Shyqri Sadikut ka ngjallur pakënaqësi te Sindikata e Trepçës. Ata thonë emërimi i i Sadikut si përfaqësues i punëtorëve në bordin e përkohshëm mbikëqyrës të Trepçës është bërë pa miratimin e punëtorëve, minatorëve dhe inxhinierëve të kësaj ndërmarrje.

Në reagimin e tyre thuhet se Sadiku njëkohësisht është edhe drejtor i prodhimit në minierën e Stantërgut, çka sipas tyre paraqet konflikt interesi.

“Ne konsiderojmë se ky vendim duhet të rishqyrtohet nga qeveria e R. Kosovës, për arsye se fillimisht kemi të bëjmë me konflikt interesi, për shkak se i njëjti (Shyqyri Sadiku) është drejtor i prodhimit në minierën e Stantërgut (pozitë ekzekutivi), si dhe ishte drejtor bordi në bordin paraprak të shkarkuar si rezultat i performancës së dobët dhe konkurseve në Trepça Sh.A”, thuhet në reagimin e tyre.

Emërimi i Sadikut si pjesë e bordit të Trepçës ka ngjallur pakënaqësi edhe tek banorët e Shalës, të cilët madje kanë paralajmëruar edhe protesta për të hënën.

Ndryshe, Shyqri Sadiku njihet si i afërt me Lëvizjen Vetëvendosje.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës me 28 shkurt ka shkarkuar bordin drejtues të ndërmarrjes publike Trepça me pretendimet se ishte politik dhe se ka marrë vendime që ishin në kundërshtim me interesin e ndërmarrjes publike Trepça.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.