Aksident i rëndë në hyrje të tunelit në Mitrovicë, 2 persona përfundojnë në spital

Publikuar më:

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në hyrje të tunelit në Bair, ku mbetën të lënduar 2 persona.

Të dy personat janë dërguar për trajtim në Emergjencën e Mitrovicës, shkruan “Jepi zë”.

Zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti, e ka konfirmuar rastin për “Jepi zë”, duke potencuar se ka nisur hetimi.

“Aksident trafiku me lëndime, i ndodhur rreth orës 19:00, në rrugën e “Ulqinit” në Mitrovicë, të përfshira në aksident dy vetura civile. Si pasojë e aksidentit, dy persona janë lënduar”, ka thënë Avni Zahiti për “Jepi zë”.

Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

JU REKOMANDOJMË