Agim Bahtiri u bë “horë” para policëve: Më 9 janar u tha “urime Qeveria e re”, e Qeveria kurrkund

Publikuar më:

Më 9 janar, Policia e Kosovës prezantoi të dhënat për vitin 2019, me ç’rast u tha se gjatë këtij viti nuk kishte ndodhur asnjë vrasje në Kosovë.


Agim Bahtiri ishte një nga të ftuarit dhe e mori fjalën. Përveç që përgëzoi punën e Policisë dhe përmendi faktin se, meqë nuk ka ndodhur asnjë vrasje, Mitrovica është e sigurt, shkruan Jepi zë.

Mirëpo, që në hyrje të fjalimit të tij, kryetari i Komunës e bëri një huqje kapitale. Duke dashur t’u marrë “myzhde” zyrtarëve policorë, ai ua ka uruar Qeverinë e re, duke thënë se “marrëveshja kryhet sot(9 janar).

“Fillimisht urime për Qeverinë e re të VV-së, e cila sot do të arrijë marrëveshjen dhe do të formohet Qeveria e re. Andaj kam nderin që më së pari juve Policisë së Kosovës t’ua uroj qeverinë e re”, kishte thënë Bahtiri para 4 ditësh.

Mirëpo, jo atë ditë, por Qeveria nuk është krijuar as sot kur është data 13 janar, dhe nuk ka plan as për takim të dy partive që po synojnë ta bëjnë atë.

Këto fjalë të Bahtirit i ka siguruar “Jepi zë” përmes burimeve brenda Policisë së Kosovës dhe zyrtarëve komunalë që kanë transkriptuar fjalimet.

Ndryshe, ani pse ka kaluar në VV qe pak muaj, Agim Bahtiri po flet me kompetencë lidhur me koalicionin me LDK-në. Madje ai po u bën thirrje Mustafës dhe Veliut që ta bëjnë marrëveshjen.

JU REKOMANDOJMË