Agim Bahtiri tenton ta shfrytëzojë islamin për poena politik: Kërkon të falet Bajrami në shesh, duke rrezikuar shëndetin

Publikuar më:

Kryetarit të Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtirit, duket se nuk i bëhet vonë për numrin e lartë të të infektuarve me koronavirus në Kosovë, pasi ka kërkuar që në sheshin e komunës që drejton të lejohet falja e namazit të Kurban Bajramit.


Ai ka kërkuar nga Bashkësia Islame e Kosovës që të lejohet falja e namazit të Kurban Bajramit në sheshin e Mitrovicës, shkruan Jepi zë.

“Pas lajmit të publikuar për ndalimin e faljes së namazit të Kurban Bajramit në xhamia, sot i jam drejtuar Myftiut të Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, me kërkesë për shqyrtimin e mundësisë së lejimit të faljes në sheshin e Mitrovicës”, ka thënë Bahtiri.

Ai është shprehur se si komunë në bashkëpunim me BIK’un do të bëjnë përgatitjen në sheshin e Mitrovicës duke vendosur pika në distancë 1.5 metra.

“Pra, na si institucion komunal në bashkëpunim me degën e BIK-ut në Mitrovicë, jemi të gatshëm t’i bëjmë gjitha përgatitjet e nevojshme që falja e namazit të Kurbam Bajramit të organizohet në sheshin e Mitrovicës duke respektuar rekomandimet e IKShP-së për mbajtjen e distancës sociale prej 1.5 metra përmes vendosjes së pikave, bartjes së maskave dhe materialit dezinfektues”, ka shkruar ai.

Vlen të theksohet se falja në shesh është e pamundur, pasi me ligj ndalohet tubimi i më shumë se 5 personave në hapësira publike.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.